Rinovohet flota e autoambulancave të Tiranës, shërbim modern edhe në banesë
Qyteti i Tiranës ka tashmë një flotë të rinovuar autoambulancash, të cilat ofrojnë një standard të ri në shërbimin e urgjencës mjekësore. Tre spitalet universitare janë pajisur me autoambulancat e reja, të cilat, falë aparaturave moderne, mundësojnë ofrimin e shërbimit edhe në banesë.
“Është trajnuar stafi dhe çdo spital universitar në Tiranë ka tashmë nga 3 autoambulanca të reja, ndërsa me zgjerimin e grupeve të terrenit do të jenë 15 autoambulanca të reja në territor, vetëm në Tiranë”, tha drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj.
Riorganizimi i QKUM-së siguron përgjigje më të shpejtë për çdo urgjencë shëndetësore, për çdo qytetar. Në total janë 32 autoambulanca të reja në të gjithë vendin. Riorganizimi i Qendrës Kombëtare Urgjencës Mjekësore ka bërë që numri i thirrjeve për ndihmë që priten falë sistemit të ri të integruar të kësaj njësie të 4-fishohet.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore gjatë vitit 2018, ka marrë 202,349 thirrje drejt 127, mesatarisht 900 në ditë duke kryer 44, 462 misione. 56% e pacientëve morën shërbimin e duhur shëndetësor në kohë dhe në banesë dhe 44% e tyre u transportuan për shërbim të specializuar në spital. Nga totali i misioneve të kryera në banësë dhe spital, për 209 prej tyre ka qenë e nevojshme përdorimi i ekipit të Njesisë së Helikopterëve.
KOHA JONË SONDAZH

