Rinumërimi i votave, PS humb një mandat këshilltari në Mallakastër
Numërimi për këshillat bashkisë, vijon që të ndryshojë rezultatin, edhe pse jo me numra të lartë. Rinumërimi i votave të një qendre votimi në Mallakastër nxori dritë një deformim rezultati.
KAS mori në shqyrtim kërkesën ankimore të Partisw pwr Drejtwsi, Integrim dhe Unitet, e cila pretendonte tjetërsim të votave të saj në një qendwr votimi.
Hapja e kutisë provoi këtë pretendim pasi në finale, rezultoi se 63 fletë votimi që kishin siglën e PDIU-së ishin llogaritur në favor të Partisë Socialiste. Ky numër votash ishte i mjaftueshëm që në Mallakastër PDIU të merrte një mandat tjetër në Këshillin Bashkiak duke ia hequr Partisë Socialiste.