Riorganizimi i PD/ Zgjedhje në 14 degë, zbardhen kandidaturat

Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhje për të caktuar kryetarët e 19 degëve. Pozicione këto që janë vakante që prej dorëheqjes së kryetarëve për tu angazhuar në zgjedhjet e fundit lokale.

“Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, pas vendimit të marrë në Kryesinë e PD, ka shpallur hapjen e garës për 19 degë të PD, Kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje për garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit 2023. Zgjedhjet do të zhvillohen sipas një kalendari që do të bëhet e ditur në vijim nga KOKOE”, bën me dije Partia Demokratike përmes një njoftimi për mediat.

Më poshtë 14 degët dhe 35 kandidaturat.

Përsa i përket 5 degëve të tjera të mbetura, KOKOE njofton se zgjedhjet do të mbahen në një afat të dytë, “për shkak të nevojës së marrjes së masave shtesë organizative në këto degë”, bën me dije PD.

SHKARKO APP