Rishfaqet Enver Hoxha në Pezë, komunistët përplasen me policinë

Nuk ka kaluar as këtë vit pa praninë e figurës së Enver Hoxhës përkujtimi i Konferencës së Pezës që u mbajt ditën e sotme me titullin “Peza n’fest”.

Rreth 100 persona anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, mes të cilëve kryetari i kësaj partie Qemal Cicollari, duke mbajtur në duar kurora me lule dhe pankarta me fytyrën e ish­-diktatorit, si dhe duke kënduar “Enver Hoxha tungjateta” kanë tentuar të bëhen pjesë e kësaj ceremonie të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Ata nuk janë lejuar nga forcat e policisë, çka ka sjellë edhe përplasjen e tyre me uniformat blu.

Kjo nuk është hera e parë që komunistët tentojnë të “ringjallin” Enver Hoxhën. E njëjta situatë ndodhi edhe në përkujtimet që u bënë më 5 Maj, “Ditën e Dëshmorëve”. 

SHKARKO APP