Rishfaqet ‘kasapi’ Lavdrim Muhaxheri, ekzekuton një fëmijë me antitank (VIDEO)

 

KUJDES, PAMJE TE RENDA! 

Për të parë videon klikoni këtu 

Në një video tronditëse ku shihet edhe komandanti i shqiptarëve në Siri nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri është publikuar gjatë ditës nga militantët e ISIS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në video ata shihen duke e ekzekutuar një burrë me bazuka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burri të cilin e ekzekutuan raportohet të jenë Ibrahim Shraideh, anëtar i një fisi lokal, Al Shaitat në qytetin Abu Hamam në provincën siriane Deir ez Zor.

Muhaxheri është raportuar si i vdekur së fundmi dhe ka kohë që nuk ka pasur informacion për të, shkruan Koha.net.

Lavdërim Muhaxheri “u bë i njohur” duke grisur pasaportën Republikës së Kosovës dhe duke postuar foto te vet me një kokë të prerë njeriu në duar.

Ai ishte në luftën e “shenjtë” si pjesëtar i forcave të ISIS-it në Irak.

Ndryshe, Muhaxheri është shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ai kishte publikuar fotot duke ia hequr kokën një fëmije në luftën në Siri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?