Rishikim taksash në 2020-ën? – Ndryshojnë disa ligje, nuk ka paketë fiskale

Ndërsa vitin që lamë pas qeveria u angazhua që në muajin Qershor për ndryshimet fiskale të 2019-ës, duke e ndarë paketën në dy faza, ku në fund u bënë një sërë lehtësish për bizneset, këtë vit situata është ndryshe. Deri më tani nuk ka asnjë iniciativë për ndryshime taksash për vitin e ardhshëm dhe pritet që mos të ketë surpriza për sipërmarrjen.

Burime nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, bëjnë me dije se nuk do të ketë një paketë të mirëfilltë fiskale 2020, ndërsa po punohet vetëm për disa ndryshime në tre ligje, të cilat kanë të bëjnë më shumë me çështje procedurale.  Me herët, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e ka bërë të qartë se tashmë nuk do të ketë më ndryshime në taksa çdo vit, por si kërkesë edhe nga institucionet e huaja ndërkombëtare, do të ketë stabilitet fiskal dhe strategji afatmesme 3 deri në 5 vjeçare.

Investitorët e huaj, por edhe sipërmarrjet vendase kanë evidentuar vazhdimisht si shqetësim ndryshimet e shpeshta në legjislacion dhe detyrime, me argumentin se i bën ata konfuzë dhe se nuk mund të hartojnë plane biznesi afatgjata për shkak se nuk e dinë se çfarë i pret.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?