Rishikimi i buxhetit, ministri Denaj: Më shumë mbështetje për fermerët, blegtorët e peshkatarët

Qeveria miratoi sot rishikimin e buxhetit duke alokuar financime shtesë edhe për fermerët dhe sektorin e bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denja deklaroi se “përmes aktit normativ, miratuam sot në Këshillin e Ministrave ndryshimet buxhetore për më shumë mbështetje për fermerët, blegtorët dhe peshkatarët për rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimeve “Made in Albania”.

Denaj bëri të ditur se ndryshimet sigurojnë më shumë mbështetje në sektorin e bujqësisë, infrastrukturës bujqësore, blegtorisë dhe akuakulturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbeten të angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar sektorin bujqësor për vizionin “Bujqësia 2030” dhe shtrirjen e produkteve “made in Albania” në më shumë se 80 tregje elitare ndërkombëtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?