Rishikimi i koncesioneve – Investitorët: Politika të rrijë larg, krijohen pasiguri si në rastin e Osumit

Debati politik që po zhvillohet mes qeverisë dhe opozitës në lidhje me fatin që do të kenë kontratat koncesionare shihet me skepticizëm nga investitorët në fushën e prodhimit të energjive të rinovueshme. Anita Shushku, drejtore bordi e Shoqatës Shqiptare të Energjive të Rinovueshme, që përfaqëson këta prodhues që operojnë nëpërmjet koncesioneve në Shqipëri thotë për TV SCAN se kjo situatë krijon pasiguri tek investitorët.

Ky qëndrim vjen pas deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha, për konfiskimin e pasurive të fituara nga kontrata koncesionare në kundërshtim me ligjin si dhe pas reagimit të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili tha se këto deklarata cenojnë zhvillimin ekonomik të vendit, duke garantuar investitorët se investimet  tyre ruhen nga konventat ndërkombëtare.

Shushku sjell në vëmendje praktikën e ngjashme që u ndoq gjatë vitit 2017 për anulimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionet e Osumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në atë kohë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi përshëndeti vendimin e gjykatës, duke shtuar se ai nxiste  intensifikimin e përpjekjeve të qeverisë për të riparë procedurat e të shkuarës, që sipas tij ishin të mbushura me bomba, me veprime ilegale dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me komunitetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?