Rishikohen licencat universitare, Ministria cakton rregulla të reja

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka rishikuar kushtet për licencimin e universiteteve në vend. Udhëzimi i ditëve të fundit publikoi kritere më të forta për licencimin e subjekteve të huaja për të operuar në sektorin e arsimit të lartë në vend. Ndër të tjera udhëzim kërkon që subjektet që licencohen në arsimin e lartë duhet patjetër që të hapin degë që lidhen me tregun e punës.

Sipas Ministrisë së Arsimit, analiza e tregut të punës duhet të identifikojë se si programi i propozuar të rrisë aftësitë, mundësitë e studentëve për të përfituar njohuri që përputhen me nevojat e tregut të punës me qëllim punësimin stabël me të ardhura sa më të larta të studentëve që dalin nga këto universitete.

Kjo qasje e re e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë synon kontrollin e cilësisë, por edhe investimin për një treg më të sigurt për studentët, strategji kjo që pritet të garantojë punësim të konsoliduar dhe paga më të mira për individët që diplomohen në një degë përkatëse.

SHKARKO APP