Rishpërndarja e fondeve – Rritet buxheti për Agjencinë e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rishpërndarjen e fondeve të infrastrukturës vendore dhe rajonale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për Agjencinë në mbështetje të vetëqeverisjes vendore.

Sipas vendimit, FSHZH-së i pakësohet fondi prej  2 879 800 lekësh në programin buxhetor “Infrastruktura vendore dhe rajonale”.

Ky fond do t’i shtohet Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisje Vendore, në programin buxhetor “Prefekturat dhe funksionet e deleguara të pushtetit vendor” për financimin e projektit në vazhdim “Sistemi i menaxhimit të arkivit dhe protokollit në njësitë e qeverisjes vendore dhe infrastruktura për digjitalizimin e dokumenteve të këtyre njësive”, të Shqipërisë digjitale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit të tij në “Fletoren Zyrtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?