Risitë e Kodit të Punës, baballarë me leje lindje, pushimet nuk paguhen

Leja vjetore nuk mund të konvertohet në pagesë, si deri tani. Punëmarrësi duhet ta kryejë atë në të kundërt, ajo digjet.

Ky është një nga ndryshimet e parashikuara në Kodin e Punës, i cili sjell risi në 11 dispozita të tij.

Leje lindje mund të marrin edhe baballarët dhe jo vetëm nënat, si deri tani. Pas rikthimit në punë ligji parashikon të drejtën e prindërve për të marrë leje të paguar dy orë në ditë.

Ndërkohë, punëdhënësi mund ta ndërpresë marrëdhënien e punës me punëmarrësin vetëm duke lëshuar një deklaratë me shkrim. Kur pretendohet për diskriminim i takon sipërmarrësit të vërtetojë se arsyeja e largimit nga puna, nuk ka të bëjë me këtë çështje.

Risi janë edhe agjencitë e punësimit të përkohshëm që do të sigurojnë mbrojtje ligjore për personat që kanë punuar në të zezë si: hidraulikët, elektricistët, pastrueset, babysitter-at, punëtorët e ndërtimit etj.

SHKARKO APP