Ristani: Deklarime qyfyrexhinjsh, ja si do të zgjidhet çështja e vulës dhe siglës së PD

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka folur për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha me firmat e anëtarëve. Për ky Kuvend nuk ka të bëjë me shpalljen ”non-grata” nga SHBA të Berishës. Po ashtu ai theksoi se Kuvendi i 11 dhjetorit ka të bëjë me nevojat e rithemelimit të PD dhe me shkarkimin e kryetarit, Lulzim Basha.

”Kuvendi ka të bëjë më nevojat e rithemelimit të PD dhe me shkarkimin e kryetarit. Zgjedhja e kryetarit të ri ende nuk është në axhendë, gara nuk është hapur. Nëse Berisha do të jetë në garë dhe demokratët do e zgjdhin kryetar, vullneti i demokratëve vetëm duhe respektuar”.

I pyetur mbi deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi si dhe listën me emra të delegatëve që mbështesin 18 dhjetorin, ai i cilësoi ”deklarime qyfyrexhinjsh”.

Përsa i përket çështjes së vulës dhe siglës, Ristani nënvizoi se të gjitha çështjet i zgjidh Kuvendi, ai është sovrani dhe ai do të vendosë për çdo aset që ka PD.

”Kuvendi në rast se do të vendosë shkarkimin e kryetarit dhe Kryesisë ilegjitime do të ngrejë një grup drejtuese e cila do të drejtojë PD-në deri në zgjedjet e afera që do të zhvillohen. Duhet një kohë sepse do ta fillojnë nga baza e çdo dege të PD, duke shkuar të zgjedhja e kryetarit”.

SHKARKO APP