Ristani dhe Salianji nuk ndalen me akuzat, sherr në studio
Arben Ristani dhe Ervin Salianji kanë vijuar përplasjen mes tyre në lidhje me krizën në PD dhe për dy Kuvendet.
Ristani hodhi akuza ndaj kryedemokratit Basha, teksa tha se ish-kryetarë komunash me para korrupsioni kanë paguar Lulzim Bashën që të vendosë fëmijët e tyre në listat e deputetëve.
“Basha ka shkatërruar Partinë Demokratike”, tha Ristani, ndërsa Salianji u kundërpërgjigj me të tjera akuza, duke e quajtur Ristanin si avokat të familjes Hoxha, ndërsa vuri në dukje se PD është në moment për të qenë një model krejt i kundërt me atë të Sali Berishës.
“Pse nuk thuheshin përpara 9 shtatorit akuzat për Bashën që nga Toyota Yaris, apo çështja Muzin”, tha Salianji, por vetëm kur u shkel interesi personal i Sali Berishës.
KOHA JONË SONDAZH

