Ristani: E përshëndes SPAK-un për goditjen e krimit në zgjedhje, por duhet ndihmë nga shteti
Arben Ristani, ish-kreu i KQZ-së thotë se edhe më herët ka qenë praktikë mes KQZ-së dhe prokurorisë për të goditur krimin zgjehdor. ”Goditja e krimit zgjedhor ka qenë në vëmendje të shoqërisë. Kur unë kam qenë në KQZ e kishim praktikë pune duke bërë marrëveshje me prokurorin e përgjithshëm që të fokusohet tek krimi zgjedhor. Krimi zgjedhor është krim si çdo krim tjetër. Si praktikë puna që prokuroria të përqendronte fokusin në zgjedhje, ka qenë gjithmonë. E përshëndes SPAK-un në këtë iniciativë. Nëse do të ishim në një shtet normal, duhet ndihëm sepse është infrastrukturë e madhe”.
KOHA JONË SONDAZH

