Ristani: Rama po shteron shpresën, le t’ia kthejmë atë popullit

 

“Zemërimi na vlon në deje teksa shohim që punë nuk ka, varfëria shtohen dhe njerëzia po merr rrugën e kurbetit”.

Kjo deklaratë u bë sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, gjatë protestës së opozitës, e cila po zhvillohet para mjediseve të Kryeministrisë.

Duke shtuar se shqiptarët po ikin për faj të keqqeverisjes së Edi Ramës.

“Protestë, për ata që u përmbytën dhe nuk u dhanë asnjë kacidhe nga paratë e taksave të tyre! Protestë se po shteron shpresa në këtë vend! Bashkë me shpresën po vdes edhe besimi se po jetojmë në një vend normal, ku krimineli i sotëm duhej të ishte në burg dhe jo në parlament, ndërsa krimineli i djeshëm duhej të ishte harruar dhe jo dekoruar. Duhet të bashkohemi e t’u themi se nuk jemi gati ta durojmë këtë poshtërim të qeverisë, këtë lukuni banditeske që solli rrënimin. Ne duhet t’i themi Ndal kësaj qeverie, nga rruga jonë!”, apeloi më tej ai. 

SHKARKO APP