Rita Ora live në sheshin Skënderbej në Tiranë
Koncerti i këngëtares së madhe botërore me origjinë shqiptare Rita Ora vazhdon në sheshin “Skënderbej”, ku fillimisht e hapi kengëtarja Kida. Sheshi është tejmbushur me qytetarë për të dëgjuar Rita Orën. Mbi 100 mijë vetë janë në shesh duke ndjekur live Rita Orën.
Rita Ora kthehet në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Ndërsa në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ajo ishte kuq e zi në një spektakël të madh në sheshin e Prishtinës.
Më herët këngëtarja ka lajmëruar në rrjetet e saj sociale padurimin dhe kënaqësinë për këtë koncert në Tiranë.
Ylli ndërkombëtar këto kohë ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti I mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”.
VIDEO KONCERTI LIVE
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10156487935381926/
Këngëtarja, aktorja dhe modelja gjithmonë e ka shprehur lidhjen e saj të ngushtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Jo vetëm për të festuar pavarësinë e tyre ne shesh, por edhe duke performuar ne Vatikan për vigjilje të shenjtërimit të nënë Terezës.
Ajo është ambasadore nderi e Kosovës dhe e pyetur në çdo dalje publike nuk e ka fshehur kënaqësinë dhe krenarinë e të qenit shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

