Rita Ora shpallet personaliteti TV i vitit

 

Këngëtarja 24 vjecare me origjinë shqiptare, Rita Ora u shpall personaliteti televiziv i vitit për Glamour Women of the Year Awards 2015.

“Unë jam shumë e kënaqur që më njihet puna tek The Voice. Ishte një eksperiencë e madhe për mua dhe unë e shijova. Ne patëm shumë harmoni me të qeshura dhe unë punova me disa këngëtarë shumë të talentuar. Është një nder, faleminderit me të vërtetë”, u shpreh Rita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo shtoi dhe dicka në lidhje me tranzicionin e saj për të punuar në televizion.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishte dicka si: AARGH kamerat po xhirojnë, FOL, dhe pastaj fjalë dilnin vetë jashtë. Të ishe live në transmetim ishte e frikshme, fillimisht. Pastaj mësohesh shumë shpejt, por sa herë ndizen dritat, të hipën një adrenalinë, ngjallërim dhe pak frikë”, tha këngëtarja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?