Koncerti i Rita Orës në sheshin “Skënderbej”

Sonte Tirana do jetë lajmi kryesor në vend dhe në botën muzikore ndërkombëtare. Një yll botëror me origjinë shqiptare mbërrin në Tiranë për një koncert, Rita Ora.

Pak orë para koncertit, këngëtarja ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, ku thekson se me padurim pret të performojë në Shqipëri.

“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve!!!”, ka shkruar ylli me famë botërore, duke i shtuar flamujt kombëtar statusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërsa po pritet vetëm ardhja e saj në Tiranë. Përmes një videoje të postuar rreth orës 14:00 në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Rita ka njoftuar se po niset për në Shqipëri.

Ajo është në aeroportin “Luton” të Londrës, ndërsa në video shihet teksa po priste të niset aty ku sonte e presin me padurim fansat e saj.

Shihemi së shpejti Tirana”, ka shkruar ajo mbi një fotografi, teksa po afrohej tek aeroplani.

Po ashtu, me këto fotografi, Rita ka treguar edhe ndryshimin drastik që ka bërë në pamje, duke ngjyrosur flokët e kuqe.

“Shou i parë në Tiranë pastaj në Veronë ‍oh dhe flokët e mija të kuqe”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja mbi fotografitë ku shihet e veshur me një fustan me ngjyra, një palë çizme të gjata dhe xhaketë me po të njëjën ngjyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?