Rithemelimi i dorëzon draftin e propozimeve për amnistinë penale, PS tërhiqet për të vendosur
Amnistia Penale pritet të jetë dokumenti i parë në tryezën e grupit të punës i ngritur si mekanizëm paqeje nga Komisioni i Ligjeve mes socialistëve të Ramës dhe demokratëve të Berishës. Mazhoranca është tërhequr nga propozimi për të amnistuar të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.
Do të zgjerohet edhe numri i protestuese që do të falen. PS ka pranuar që përfitues nga aministia të jenë jo vetëm të dënuarit për tubime të paligjshme, por edhe nga kategori të tjera të veprave penale, siç janë shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr dhe goditja e forcave të policisë. Shumica e majtë do të jetë e hapur për të ndërhyrë për këta protestues, por sipas burimeve nuk do të ketë tolerim nëse për veprat ka patur pasoja të rënda.
Pasi të diskutohen edhe elementet e fundit në grupin e reformave, projekt-ligji pritet t’i drejtohet seancës së parë në javën e parë të prillit për të marrë votat e opozitës dhe shumicës.