Rithemelimi nuk e njeh si kryetar të grupit, përgjigjet Enkelejd Alibeaj: E ça pastaj

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave para mbledhjes me grupin parlamentar, ku në fokus do të jetë zgjedhja e presidentit të ri.

Sa i takon faktit se nuk njihet nga Komisioni i Rithemelimit si kryetar i grupit parlamentar, Alibeajt duket se nuk i intereson dhe thotë se ka detyrimin të dëgjojë të gjithë deputetët.

“E ça pastaj? Nuk është ajo çështja kryesore. Grupi parlamentar duhet të ndjekë axhendën parlamentare dhe ka shumë çështje. Në pozicionin e kryetarit, kam detyrimin t’i thërras për të dëgjuar të gjithë deputetët, anëtarë të grupit parlamentar”.

SHKARKO APP