Rivalët e Aldo Bares bien në pranga, kapen me heroinë në Durrës

Rivalët e bandës së Aldo Bares në Lushnje janë goditur nga antidroga e qytetit të Durrësit duke i kapur me 1.5 kilogram heroine të pastër në zonën e plepave.

Zyrtarisht policia e qytetit bregdetar njoftoi se falë operacionit “Smart” u vunë në pranga 4 persona, 3 nga Lushnja dhe një nga Durrësi, mes të cilëve Saimir Taullai, emër i njohur për historinë e përplasjeve me kreun e bandës së Lushnjes Aldo baren. Sajmir Taullai rezulton i dënuar për vrasje dhe drogë.

Sipas policisë, familja e Saimir Taullait është e përfshirë në vrasjen e vëllait të Aldo Bares, madje 44 vjecari gjithashtu rezulton të jetë personi kyç në gjyqin ndaj tij, ndërkohë që një vëlla i ka mbetur viktimë e konfliktit.

Në pranga po ashtu kanë përfunduar edhe Afrim Demiri 54 vjeç, Kastriot Zaimi 34 vjeç dhe Laert Haxhiu 23 vjeç. Ky i fundit kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu për vrasjen e anëtarit të bandës së Lushnjës, Gerti Lalës, i njohur me pseudonimin “iriqi”, ndërsa mësohet ka tentuar të arratiset gjatë aksionit policor, duke u hedhur nga 3-4 metra lartësi, cka i ka shkaktuar thyerje të këmbës.

Policia e Durrësit ka zbuluar se destinacioni i drogës së ardhur nga Kosova ishte Italia, ndërsa Shqipëria ishte thjeshtë vendi tranzit. Trafikantët po udhëtonin me dy makina të ndryshme në momentin e arrestimit të cilat u sekuestruan, një Audi me targa AA 592JE dhe një smart me targa IO 2954 I.

Te arrestuarit 

•Sajmir Taullaj 44 vjeç,banues në Lushnje,

•Laert Haxhiu 23 vjeç,banues në Lushnje
•Afrim Demiri 54 vjeç,banues në Lushnje
•Kastriot Zaimi 34 vjeç,banues në Durrës.

SHKARKO APP