Rivalët të tmerruar, Shqipëri-Izrael mund të shtyhet

Arrestimet për sulme terroriste, Izraeli kërkoi të luhej në fushë neutrale Ndeshja Shqipëri-Izrael ka gjasa që të mos zhvillohet këtë të shtunë për shkak të frikës së madhe që mbizotëron në kombëtaren e Izraelit për sulme të mundshme terroriste.

“Nëse LOTAR (agjencia antiterror e Izraelit) do na këshillojë të mos udhëtojmë, edhe FIFA do ta pranojë. Do të dimë diçka më shumë gjatë ditës së mërkurë”, deklaroi një zyrtar i Federatës Izraelite.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme ka pasur takime të vazhdueshme mes institucioneve të sigurisë izraelite për të bërë përgatitjet në rast se FIFA nuk vendos shtyrjen e takimit për një date tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë përforcuar të gjitha masat e sigurisë dhe ekipi parashikohet që në rast udhëtimi në Tiranë të enjten, të shoqërohet me dhjetëra forca sigurie dhe agjentë të shërbimeve sekrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tanimë pritet të mësohet vendimi i FIFA-s për shtyrjen apo jo të ndeshjes për një datë tjetër në vitin 2017, ndonëse në Izrael duken të sigurt se diçka e tillë do të ndodhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?