Robert Budina: Nuk kemi siguri që këta nuk do të lidhen sërish me privatin dhe ta shembin Teatrin
I ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në TV Ora, regjisori Robert Budina tha se bashkia Tiranë është tërhequr në një veprim tinëzar nga ndërtimi nga privati i Teatrit.
Sipas tij, nuk është e sigurt që bashkia dhe qeveria nuk do të lidhen sërish me privatin dhe ta shembin teatrin.
Robert Budina: Duke parë situatën që të gjithë u dolën kundër, bënë këtë veprim që është një veprim tinëzar. Nga e dimë ne që këta nuk do të lidhen sërish me privatin dhe e shembin teatrin. Ne e dimë që qeveria bën çfarë të dojë, bën ligje antikushtetuese dhe akte normative. Këtu ka ngelur vetëm vullneti dhe dëshira e sulltanit. Ne i dërguam në SPAK në 31 dhjetor, çka tregoi se nuk ka kontratë. Prandaj u tërhoqën se mund t’u dilnin të palarat. Në këmbë protestën e teatrit e mbajnë vetëm njerëzit.