Robert Budina: Tani jam më i qetë, e di që jam në diktaturë
Pasditen e sotme, artistët dhe qytetarët janë mbledhur sërish për të protestuar kundër shembjes së godinës së teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së mbajtur, regjisori Robert Budina tha se dihej që ligji do miratohej në Kuvend por, Tani, tha ai, jam më i qetë se e di që jam në diktatorë.
“Ne e dinim të gjithë që ai ligj do kalonte për miratim. Por tani jam më i qetë se e di që jam në diktaturë. Tani është ngjallur ajo fije shprese që ne na mungonte. Dje na thanë që kishte një skenar për të pasur trazira, na tha policia që mund të acarohej situata, por kjo gjë nuk ndodhi treguam qytetari deri në fund”, u shpreh Budina.
KOHA JONË SONDAZH

