Robert Delija: Pasuritë tona natyrore duhet ti mbajmë larg betonizimit dhe shkatërrimit rilindas

Perlat e natyrës shqiptare janë në rrezik nga projektet e qeverisë për ndërtimin pa kriter të Hec-eve. Reagimet nga qytetarët dhe të rinjtë janë të shumta, ku ata shprehin shqetësimin e tyre për shkatërrimin e pasurive natyrore të vendit.

Një reagim ka ardhur dhe nga i riu Robert Delija, i cili është dhe një nga pjestarët e grupit të “ Djemve të Aventurave”, grup i cili ka zgjedhur “vlogun” si një nga mënyrat për promovimin e pasurive dhe perlave të natyrës shqiptare. Delija me anë të një postimi në Facebook shprehet se pasuritë tona natyrore duhet ti mbajmë larg betonizimit dhe shkatërrimit rilindas.

Postimi i Delija:

Swiss Digital Desktop Reklama

Projektet e qeverisë për ndërtimin e HEC-eve në luginat e Vjosës, Osumit dhe Zagorisë duhen anulluar menjëherë. Bukuritë dhe pasuritë tona natyrore duhen mbrojtur me çdo kusht dhe duhen mbajtur larg ndërtimit të HEC-eve dhe guroreve. Perlat tona natyrore kanë mbijetuar prej vitesh dhe janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në Europë, pavarësisht se infrastruktura është zero dhe promovimi i këtyre vendeve ka qenë inekzistent deri tani.  Kështu që për ne është detyrim moral ti mbajmë larg betonizimit dhe shkatërrimit rilindas. Kurrsesi nuk mund të pranojmë që këto asete natyrore të “privatizohen” nga kompanitë e oligarkëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?