Roja Bregdetare e SHBA: Vlerësojmë sigurinë
“Shqipëria ka bërë përmirësime të konsiderueshme në zbatimin e Kodit Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijeve dhe të Porteve”, është vlerësimi që bëhet nga Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në njoftim për mediat, Ministria e Infrastrukturës thotë se konkluzioni është pjesë e rezultateve të monitorimit të sigurisë portuale të kryer në Shqipëri në Korrik 2018 nga përfaqësuesit e Programit Ndërkombëtar të Sigurisë Portuale (NSP) të Rojes Bregdetare të SHBA.
“Në letrën e dërguar nga Kapiten M.Ë.Broën, Shef i Zyrës të Sigurisë në Porte Ndërkombëtare dhe Vendore të Rojes Bregdetare Amerikane për Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri thuhet se “vendi juaj (Shqipëria)ka marrë masa të qarta dhe efikase për garantimin në vazhdimësi të sigurisë në porte”, sqaron ministria e Infrastrukutrës.
Klasifikimi i kryer nga Roja Bregdetare Amerikane konsiderohet shumë i rëndësishëm për portet dhe hapësirën detare shqiptare pasi është një mesazh inkurajues që çon në rritjen e interesit të operatorëve ndërkombëtar të transportit detar te mallrave, pasagjereve dhe specifikisht të turistëve me anije kroçiere për të eksploruar territorin e vendit tonë.
KOHA JONË SONDAZH

