Roja bregdetare shpëton nga mbytja një grua

Paraditen e sotme, në plazhin e Golemit, roja bregdetare ka shpëtuar nga mbytja një pushuese nga Tirana rreth 67 vjeçe.

E moshuara me iniciale B.H nga Tirana, u pa nga roja i kullës së vrojtimit teksa po luftonte me dallgët. Roja, Herald Lisaku, student i akademisë së sporteve, i trajnuar për roje bregdetare e gjeti pushuesen pa ndjenja dhe pasi e nxorri ne breg i bëri frymëmarrje artificiale, Veprim ky që i ka shpëtuar jetën gruas.

Ky është i dyti rast, që këtë vit rojet bregdetare shpëtojnë jetë njerëzish në det. Auron Tare drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit tha se " modeli i ruajtjes së rojeve bregdetare është një model shumë i rëndësishëm për sigurinë në plazhe. AKB ka trajnuar 40 studente si roje bregdetare, të cilët operojnë ka në Golem dhe Rrushbull, Dhërmi dhe Ksamil, në zonat e tjera si pasojë e indiferencës së bashkive ky shërbim ende mungon.

SHKARKO APP