Rokada e drejtorëve të Policisë/ Fishta: Nuk ofron rezultate, duhet besim tek eprori

Pas ngjarjeve kriminale në vend, Policia e Shtetit pretendon se me lëvizjet e drejtuesëve, të rritet rendi. Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta beson në një reformë ku ndryshimet duhet të ishin bërë sipas përvojave europiane, ku drejtuesit të levizin bashkë me këshilltarët.

Për të rokada e drejtorëve ditët e fundit në Policinë e Shtetit, nuk do të sjellë asgjë. Pasi ajo nuk është reformë që ofron rezultate në luftën kundër krimit. Ai problemin e sheh tek besimi.

”Që të luftosh krimin duhet të kesh besim tek shoku, tek eprori. Fakti që këtu thyhet ky besim, bie performanca. Bie dëshira për t’a luftuar krimin në një strukturë të veçantë”, thotë Fishta.

SHKARKO APP