Rokada në drejtësi, Kokëdhima: Rama nuk u poshtërua nga Meta!

 

Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima thotë se kryeministri Edi Rama nuk është poshtëruar nga Ilir Meta, pasi pranoi zëvendësimin e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço me Ylli Manjanin.

Më herët, Meta kërkoi ndryshime në qeveri kurse Rama ishte kundër tyre.

Kokëdhima thotë se “Edi Rama nuk është poshtëruar aspak nga Ilir Meta me zëvendësimin e Naços nga Manjani. Por të dy janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për qeverisjen politike. Dorëheqjet janë normale në politikë,” – shprehet ai.

Deklarata e Kokëdhimës është bërë paraditen e sotme në Vlorë, gjatë një prononcimi për mediat, pas konferencës ndërkombëtare albanologjike me temë “Urat kulturore mes Himarës dhe Diasporës arbërore në shek. XVI-XVIII”.

“Nuk ka asnjë përçarje mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe ndryshimet në qeveri ndodhin, siç ndodhin ndryshimet në ciklin e jetës,” – theksoi Kokëdhima.

SHKARKO APP