Rolandi në polici: S’kam arsye pse ti dërgoj fëmijët në shkollë

Roland Kryemadhi, i arrestuar nga policia pas kërcënimit se do hapte zjarr ndaj efektivëve të komisariatit Kamëz, u dërgua në drejtorinë e Policisë Tiranë. 39-vjeçari është marrë në pyetje nga agjentë të antiterrorit.

Para agjentëve Kryemadhi i ka qëndruar të njëjtës linjë se nuk ka arsye pse fëmijët ti dërgojë në shkollë pasi mund të mësojnë vetë, duke nxjerrë pretendim dhe aspektin fetar.

Burime nga policia bëjne me dije ai njihej ne zone si person radikal, dhe person me probleme psiqike dhe të dhunës në familje. Për Kryemadhin autoritetet nuk disponojnë informacione për përfshirje të 39-vjeçarit në grupime me tendenca terrorizmi.

Sipas bluve, Kryemadhi është kapur dhe për drejtim mjeti pa patente dhe prandaj ka qenë në proces në hetim, krahas dhunës në familje.

SHKARKO APP