Roli i dy vajzave në grupin e heroinës në Tiranë

 

Në listën e gjatë të 25 emrave të të arrestuarve në operacionin antidrogë të zhvilluar të mërkurën në Tiranë binin në sy dy emra. Ato janë dy vajzat e reja Sonila Dinoshi dhe Aurora Liço. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Prokuroria e Tiranës ato kisn një rol kyç në këtë rrjet trafiku. Sipas të njëjtit burim vajzat kishin rolin e koordinatores së shpërndarjes së lëndës së ndaluar. Burime të rezervuara thanë se e përfshirë është edhe një femër e tretë që dyshohet se kishte rolin e shpërndarëses.

Heroina sigurohej nga Julian Bushati, që blinte 100-200 gramë çdo 5 ditë tek persona ende të panjohur për policinë dhe prokourorinë. Ai e përziente atë në një laborator të sajuar në shtëpinë e tij duke trefishuar sasinë e lëndës narkotike. Ai e shpërndante më pas te shtetasit Sokol Kllapi dhe Sonila Dinoshi, që kishin marrë një apartament me qira, ku droga ndahej në 0.3 gram për çdo porcion duke bërë 200-250 doza që shitej me 1 mijë lekë të reja. Nga kjo punë ata fitonin 200-250 mijë lekë të reja duke fituar deri në 120 mijë lekë në ditë.

Sipas reporttv hetimi nisi në muajin maj të këtij viti, pas arrestimit të Armando Muratit, që kishte blerë heroinë tek Julian Bushati. Sonila Dinoshi është dënuar edhe më parë, për shitje e shpërndarje të heroinës, ndërsa Aurora Liço, në vitin 2008, është kapur nga policia në doganën e Kapshticës, duke trafikuar heroinë, ndërsa edhe më parë ka qenë e arrestuar për shitje heroine.

Skema e shpërndarjes së heroinës sipas Prokurorisë

Nga zhvillimi i hetimit, ka rezultuar se keta shtetas bashkepunonjne ne menyre te rregullt dhe te vazhdueshme me subjekte te tjere. Nga teresia e veprimeve te deritanishme rezulton se:

– shtetasi A.M. ju shet lende narkotike te llojit Heroine shtetasit S.K; Julian Bushati dhe Sonila Dinoshi, nga te cilet merr direktiva per veprimet qe kryen si shitje narkotikesh, furnizim dhe grumbullimin e lekeve nga shitesit e tjere.

– Shtetasi Alfred Naço bashkepunon per shitje dhe blerje narkotikesh me shtetasin Halil Sallaku; dhe me djalin e tij, Marsel Naço.

– Shtetasi S.K dhe Sonila Dinoshi bashkepunojne me personat, te cilet merren me shitjen e narkotikeve per llogari te grupit qe drejtohet nga Julian Bushati dhe S.K.

– Halil Sallaku bashkepunon me shtetasit Rudolf Kallbaqi; Alfred Naço; Indrit Sallahu; Spartak Piciri dhe Dardan Jaku per shitje dhe blerje lende narktotike dhe ndarje fitimesh nga ky aktivitet kriminal.

– Shtetasi Indrit Sallaku i njohur si nipi i shtetasit halil Sallaku, merret me shitje te lendeve narktoike per llogari te ketij te fundit.

– Shtetasi Atrias Çizmja eshte shites Kokaine dhe frunizon me kokaine shtetasit Julian Bushati; Kol Kllapi; Sonila Dinoshi

– Shtetasi Spartak Piciri dyshohet se trafikon sasi lende narkotike ne bashkepunim me shtetasin Halil Sallaku.

– Shtetasi Dardan Jaku bashkepunon me shtetasit halil Sallaku dhe Indrit Sallaku per tu furnizuar me lende narktoike nga keta te fundit.

– Shtetasi Dardan Prengzi bashkepunon me shtetasin Halil Sallaku, nga i cili dyshohet se furnizohet me lende narkotike, te cilen e shet me pas ne perdorues te ndryshem.

– Shtetasi Rudolf Kallbaqi dyshohet se furnizohet me lende narkotike te llojit Kokaine nga shtetasi Halil Sallaku dhe me pas e shet ate tek perdorues te ndryshem ne zone e Tiranes se Re.

– Shtetasi Evis Dalanaj bashkepunon ne shitjen e narkotikeve me shtetasin Rudolf Kallbaqi.

– Shtetasi Bledi Çarçani bashkepunon me shtetasit Rudolf Kallbaqi dhe Evis Dalanaj nga te cilet furnizohet me lende narkotike dhe me pas jua shet perdoruesve te ndryshem ne zonen e Saukut, rruges se Elbasanit dhe Tiranes se Re prane sheshit Uilsson.

Ne vijin te hetimit, rezulton se shtetasi Julian Bushati lenden narkotike te llojit heroine e siguron nepermjet shtetasit Alfred Naco ku ky i fundit e siguron tek nje shtetas i identifikur nga ana jone me emrin Gezim Muhameti (Demiri) me pseudonimin Gëzim Qorri, si edhe tek lidhja e tij shoqerore, Igli Muhametaj.

Ne dt 18.09.2015 shtetasi Gezim Muhameti, Gentian Xhelili dhe Alma Osmenija jane arrestuar ne flagrance pasi jane gjetur me nje sasi prej 14.8 gr pluhur i bardhe i dyshuar lende narkotike e llojit kokaine.

Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi edhe për disa shtetas të tjerë, kryesisht shitës të lëndës narkotike.

SHKARKO APP