Roli i mafias shqiptare në ekzekutimet mafioze në Greqi

Greqia në vetëm një muaj, u përgjak nga katër atentate të tipit mafioz. Vetëm për 15 orë në Atikë, kishte dy ekzekutime, atë të kriminelit 32-vjeçar shqiptar Arias Papas të dielën pasdite në Sepolia në një lokal dhe atë të boksierit veteran, Tasos Berdesi.

Oficerët e Policisë Greke i drejtojnë hetimet e tyre në “trekëndëshin” e burgjeve Athinë, Patras ku vepron krimi i organizuar në familje, por edhe mafia shqiptare. Qëllimi kryesor i autoriteteve është të zbulojnë se kush u jep urdhra këtyre njerëzve që ekzekutojnë kontratat e vdekjes.

Ekspertet greke të sigurisë thonë për ”Tanea.gr”, se në shumicën e rasteve vrasesit me pagesë vijnë nga jashtë Greqi për llogari të grupeve mafioze. Vrasjet bëhen kryesisht në mesdite dhe kanë një frekuence 1 herë në 2 muaj, duke e kthyer në shqetësim të madhe këtë gjë për policië greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin autoritetet nuk gjejne lidhje direkte mes ekzekutimit të boksierit Tassos Berdesis dhe shqiptarit Aris Papas që u vra në mëyrë mizore në një lokal në Sepolia me 8 plumba në kokë. Vetë Tassos Berdesis duket se ka qenë i përfshirë në raste zhvatjeje në të kaluarën, ndërsa lëvizte me një armë pa leje gjithë kohën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mafia që vepron në Greqi është e ndarë në dy kampe kryesore dhe mes tyre llogaritet partneriteti edhe me mafian shqiptare që është e shtrire edhe nëpër burgjet e Greqisë. Nga të dhënat e institucioneve greke në 5 muajt e fundit kanë ndodhur 5 vrasje mafioze në Greqi dhe 14 kontrata vdekje janë zbatuar në 4 vitet e fundit.

Organizatat kriminale pastrojnë para në aktivitete të ndryshme të tilla si furrat e bukës, pikat e karburantit, kompanitë e kafesë, kantinat e verës, ndërmarrjet e ndërtimit, hotelet, madje edhe parqe fotovoltaike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?