“Roli i Topallit dhe Patozit”, Sali Berisha: Refuzuan ftesën për bashkëpunim

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që dy partitë e drejtuara nga ish-funksionarë të PD-së mund  të dëmtojnë interesat elektorale të opozitës në zgjedhje.

Por, z. Berisha shtoi se si Jozefina Topallit ashtu edhe Astrit Patozit i është bërë ftesë për bashkëpunim.

“Mirë do të ishte që të ishin në koalicion por ata refuzuan. Znj. Topalli edhe para krijimit të  partisë me statut ishte anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, pastaj krijoi partinë e saj dhe refuzoi pasi deshi të provohet”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mund ta dëmtojnë PD nuk mund të them që jo por kanë bërë zgjedhjet e tyre. Çdo parti tërheq vota, nuk di parti që futet në listë dhe nuk tërheq vota. Por se sa nuk di”, shtoi ish-kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë që znj. Topalli apo z. Patozi të marrin mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Nuk kam ndonjë parashikim të tillë por mundësitë janë të hapura”, tha ish-kreu i PD.

Ndërkohë ai e cilësoi absurd kushtin e vendosur prej tyre për bashkëpunim pas zgjedhjeve, duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

“Këtu dua t’u them një fjalë nëse t’i i thua fitimtarit që të vij unë ik ti, nuk është e mirë studiuar. Fituesit të zgjedhjeve i thuhet jam i gatshëm që të shtrijë dorën për bashkëpunim por nuk mund t’i thuash ik ti që të vij unë”, tha z. Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?