Romët: Po mbrohemi nga virusi por fëmijët po na vdesin nga uria
Thyen rregullin por dolën në protestë sepse fëmijët po vdesin nga uria. Qytetarë të komunitetit rom në Tiranë protestuan sot pasi nuk kanë mundësi të sigurojnë të ardhura për shkak të izolimit në shtëpi si masë për parandalimin e koronavirusin. “Duam bukë nga shteti”, thonë ata. “Kemi punuar me kanoçe dhe bidona. Kryeministri dhe Ministri të na përkrahë dhe neve, jo vetëm të bardhët. Kanë 5 ditë fëmijët pa ngrënë. Ai thotë izoluhuni, në vend që të vdesin nga virusi do të vdesin nga uria fëmijët”.