Ronaldo injoron sërish shqiptarët, tifozët e shajnë

 

Portugalia është nisur nga hoteli Sheraton ku po qëndron, për në stadiumin Qemal Stafa ku do të kryejnë stërvitjet e pasdites.

Gjatë daljes së lojtarëve portugezë, në qendër të vëmendjes ishte Cristiano Ronaldo.

Tifozët me të parë Ronaldon të dilte nga autobusi kanë brohoritur njëzëri emrin e tij, mirëpo Ronaldo nuk ka marrë mundimin as që t’i përshëndesë, osë të paktën t’i shikojë ata.

Natyrisht, kjo ka irrituar fansat e tij të cilët nuk i kanë kursyer të sharat për të pas atij gjesti.

SHKARKO APP