Roshnik, shtëpia-muze drejt shkatërrimit

Një shtëpi-muze në fshatin Roshnik, që ka edhe statusin e monumentit të kulturës, po shkon drejt degradimit të plotë. Banesa është ndërtuar në vitin 1700 nga Servet Brahimaj, një banor i fshatit, që në këtë kohë punonte si emigrant në shtetin osman. Shtëpia dykatëshe është një nga vlerat e rralla dhe e vetmja e këtij lloj në Qarkun e Beratit.

Sipas arkeologut Nexhmedin Pilafi, për të ndërtuar këtë shtëpi që tashmë i ka kaluar të 300 vjetët, kanë punuar 40 çekanë, 40 argatë dhe 40 mushka. Gurët e kësaj shtëpie janë të gjithë të zgjedhur dhe të skalitur hijshëm.

“Vetë arkitektura e saj është një arkitekturë me vlera të veçanta, sidomos në ambientet e brendshme. Si godinë është unikale në këtë zonë”, thekson Pilafi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Eugen Kallfani pohon se godina për nga rëndësia është e kategorisë së parë. Ai thotë se duhen fonde për restaurimin e plotë të këtij objekti. Kjo banesë, si shumë të tjera që janë lënë në harresë, presin vëmendjen e institucioneve përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?