Rovena Daja: Vala e variantit ”Omicron” do të qetësohet

Kurba e infektimeve të mutacionit Omicron në Shqipëri është në ngjitje ndërkohë që pas dy javësh ekspertët të Institutit të Shëndetit Publik janë optimistë se situata do të qetësohet. ”Omicron” është i përhapur në të gjithë Shqipërinë, por ritmet më të larta të infektimit ka grupmosha pediatrike 0 deri në 14 vjeç.

Variantet ”Omicron” dhe ”Delta” ka rritur numrin e moshave pediatrike që kërkojnë të trajtohen në spitale. Nga të dhënat laboratorike sipas Rovena Dajës në vendin tonë po mbizotëron ”Omicron”.

Ajo po ashtu thekson se për dy javë edhe në Shqipëri pritet të qetësohet. Ky mbetet thjesht një parashikim pasi nëse do t’i referoheshim kurbës të përhapjes së virusit të gripit edhe vite të kaluara gjithmonë piku është shënuar në fundin e muajit janar deri në mesin e muajit shkurt.

SHKARKO APP