“Rozafa” e preferuara e turistëve në Shkodër, kryesojnë francezët dhe polakët

Kalaja e Rozafës ka qenë atraksioni më i vizituar nga turistët e huaj. Francezët dhe polakët ishin ata që dominuan në sitet arkeologjikë dhe muzetë e Shkodrës. Por megjithë numrin në rritjë të vizitorëve, Drejtorja e Drejtorisë Rajonale të Kulturës thotë se nevojiten më shumë investime.

Numri i vizitorëve që sivjet u ndalën në sitet arkeologjike dhe muzetë e Shkodres e kaloj shifrën e atyre të 2017-es.

Interesi i lartë për të mësuar më shumë për historinë e vendit tonë, po tregohet si nga turistët europianë, fqinjët tanë apo ato të vendeve nordike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në top listën e vendeve më të vizituara në Shkoder rezulton kalaja “Rozafa”, ndërsa turistët që njohën dyndjen më të madhe në gjysmën e dytë të korrikut janë francezët dhe polakët, që përbëjnë dyfishin e izraelitëve, italianëve apo rusëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Majlinda Laçej: Janë mbi 64 mijë vizitorë, ku 20 mijë janë me shtetësi të huaj. Fluksin më të madh e kemi të turistëve francezë këtë vit, kemi përpiluar dhe një grafik për dy javëshin e fundit të kurrikut ku bien në sy shumë turistë nga Suedia, Izraeli, Franca, Serbia, normalisht polakët dhe çekët kanë qenë të preferuarit e kalasë së Rozafës por tashmë kemi një rritje edhe të turistëve që vinë nga vendet e Europës Perëndimore.

Por ky interes në rritje, dikton nevojën që bashkë me promovimin, në këto pasuri kombëtare të shtohen investimet.

Laçaj pranon se të tjera ndërhyrje në bazë të një grafiku të hartuar me Ministrinë e Kulturës, do të kryhen edhe në 2019-ën.

Majlinda Laçej: Këtë vit do të bëjmë ndërhyrje dhe në kishën e Shëngjergjit falë një projekti të hartuar dhe miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës me fonde të akorduara nga Ministria e Kulturës, po kështu dhe kalaja e Drishtit  do të bëhet pjesë e restaurimeve të vazhdueshme.

Laçaj ndalet edhe tek zbulimet arkeologjike, kërkimet në Bushat për vendbanimin e hershëm që daton në shekullin e 6 para erës sonë, ku u zbulua një qytet ilir.

Majlinda Laçej: Në çdo vit është gërmuar në pika të ndruyshme në qarkun e  Shkodrës, para një viti ishte në kalanë e Shkodrës dhe këtë vit menduam që pikë gërmimi të realizonim dhe në zonën e Bushatit ku realisht doli një surprizë për të gjithë ne sepse nuk mendohej të kishte një potencial të tillë arkeologjik. Fushatat zgjasin një muaj, aty mund të vizitohet aktualisht. Nuk ka një person që mund të drejtojë turistët që kanë interes ta vizitojnë.

Vitet e fundit Shqipëria ka qenë një ndër vendet e përzgjedhura nga të huajt për tu vizituar, duke nxitur interes për historinë e saj, trashëgiminë kulturore, arkeologjinë apo magjinë e Alpeve.

/ora news

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?