Rradhë në ambasada, punëtorët e krahut kërkojnë vizë pune
Jo vetëm infermierët dhe të rinjtë po ikin nga Shqipëria por edhe punëtorët e krahut. Rradhët para ambasadës gjermane të personave që aplikojnë për një vizë pune, është e gjatë. Ata dëshirojnë të ikin pasi rrogat janë shumë të ulëta.
Shumë të tjerë kërkojnë të bëjnë bashkim familjar. Ka edhe shumë zanatçinj të kualifikuar sidomos në fushën e ndërtimit. Sefedin Zerelli, ka marrë rrugët e Europës për tu siguruar një të ardhmen më të mirë dy fëmijëve të tij. Sipas tij, numri i personave që aplikojnë për vizë dhe kërkojnë të hyjnë me dokumente në shtetin gjerman po rritet ndjeshëm.
Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria vijon të jetë në nivele të larta. Gjatë vitit të kaluar, Gjermania ka dhënë rreth 3,600 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë për arsye punësimi.