Rrahën personelin e Urgjencës, pranga dy të dehurve

 

25-vjeçari Sokol Lipa dhe 30-vjeçari Fatjon Muskaj janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi në gjendje të dehur kanë goditur personelin e Urgjencës së Spitalit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 08.11.2015, ora 18:25 , te Urgjenca e Spitalit Rajonal Fier, duke qenë në gjendje të dehur kanë debatuar dhe goditur personelin e urgjencës, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë", citojnë burimet policore.

Teksa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës së parë Fier, për veprat penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” , “Goditjet për shkak të detyrës” të kryera në bashkëpunim.

SHKARKO APP