Rrahje me leva, tritol dhe kërcënime, 6 incidente para zgjedhjeve

 

Incidente të tjera u regjistruan një ditë para zgjedhjeve në disa rrethe të vendit. Incidenti i parë është afër mesnatës së mbrëmshme ku u qëllua më armë afër makinës së deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi në Lezhë. Deputetja e LSI akuzon njerëzit e deputetit të PD-së Aldo Bumçi. Vet Bumçi e cilësoi akuzën si sajesë të LSI. Policia në një njoftim për media informoi se ka shoqëruar disa persona, por ka ka bërë të ditur detaje të tjera.

Në Durrës, PD-ja denoncoi gjatë orëve të para të mëngjesit se një aktiviste e saj ishte dhunuar nga përkrahës të kandidatit të majtë për këtë bashki, Vangjush Dako. Policia që mbërriti në vendngjarje pas njoftimit në sallën operative, sekuestroi si provë materiale lëndën eksplozive, dhe nisi hetimet. Sipas policisë 49 vjecarja është dhunuar nga një person i panjohur  dhe ndaj saj ka pasur disa kallëzime të mëparshme penale, duke përjashtuar motivet politike. Por Përparim Agalliu, bashkëshorti i 49- vjecares  në një deklaratë për mediat përgënjeshtroi versionin e policisë.

Në Shijaku njoftua se ishte vendosur një sasi tritoli në portën e banesës së një aktivisti të partisë Demokratike, Altin Alla, në fshatin Sallmone të Shijakut. Nuk dihet nëse tentativa për atentatë ka lidhje me funksionet partiak të militantit të PD. Policia ka nisur hetimet. Kandidati i PD në Shijak, Redi Saraçi e cilësoi ngjarjen si presion.

Në Mat shtabi zgjedhor i kandidatit të djathtë akuzon shefin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mat, njëkohësisht bashkëshorti i kandidates së ASHE-së Valbona Kola se e ka dhunuar fizikisht një të afërm të kandidatit rival.

Në Delvinëpolicia njoftoi për një sulm me sende të forta ndaj një 51 vjeçari. Unformat blu thanë se  Kreshnik Alinani, 37 vjec, simpatizant i Partisë Demokratike dhe i afërm i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Delvinë, ka goditur me sende të forta (shkop) shtetasin F. M., vjec 51,  banues në Delvinë, vellai i Kryetarit të subjektit politik PDIU për qytetin e Delvinës, i cili ka pesuar demtime të lehta. PDIU reagoi për ngajrjen duke e konsideruar një incident elektoral duke thënë se sulmi rëndoi mbi djalin 16-vjeçar të kryetarit të PDIU-së në këtë qytet. PDIU i bën thirrje prokurorisë të kryejë veprimet e domosdoshme dhe të vendosi sa më shpejtë para drejtësisë autorin e ngjarjes.

Në Cërriku raportua fillimisht për një aksident të qëllimshëm ndaj një militanti të PD, por më pas Policia në një deklaratë për mediat deklaroi se aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit. PD pretendon se makina e militantit të saj u nxor nga rroga nga makinat e militantëve të LSI. 

Lajme të tjera për këtë argument:

  • Incidenti ndaj Kryemadhit, Policia e Lezhës: Kemi shoqëruar disa persona

  • Mat, burri i kandidates së ASHE Mat rreh shoferin e rivalit

  • Delvinë, rrihen në mes të qytetit djali dhe vëllai i kreut të PDIU

  • Durrës, bashkëshorti i të dhunuarës rrëzon versionin e Policisë

 

 

SHKARKO APP