Rrahu fëmijën 3 vjeç në jetimore, 1 vit shërbim prove për ish-kujdestaren
Gjykata e Durrësit ka dënuar me 1 vit shërbim prove ish-kujdestaren e Shtëpisë së Foshnjës në qytetin bregdetar, Dafina Fama. Kjo e fundit u shpall fajtore për akuzën e keqtrajtimit të të miturve.
Në seancën gjyqësore Prokuroria kërkoi 3 muaj burg, por trupa gjykuese vendosi dënimin me 6 muaj shërbim prove për të pandehurën.
Ish-kujdestarja e Shtëpisë së Fëmijës në Durrës dhunoi një të mitur tre vjeç, duke i lënë shenja në fytyrë.
Sipas raportit të mbajtur për rastin, fëmija është dhunuar pasi kishte “defektuar në mbathje gjatë qëndrimit në kopsht”.
Fama është justifikuar duke thënë se shenjat e fëmijës janë shkaktuar nga rrëzimi në tualet. Rasti u denoncua në emisionin “Stop”.
KOHA JONË SONDAZH

