Rrahu fëmijën në mes të shkollës, arresohet nëna
Rudina Murataj ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së saj 7-vjeç. Murataj e ka dhunuar vajzën e saj në ambientet e shkollës ”Naim Frashëri” në Gjirokastër. Sakaq, 35-vjeçarja e ushtroi dhunën në prani të stafit pedagogjik. Sipas policisë së Gjirokastrës nëna është arrestuar në flagrancë, ndërsa janë mësuar edhe detaje të identitetit të saj. Murtaj banonte në Gjirokastër, është një nënë 35-vjeçare dhe kishte mbaruar arsimin e lartë. Akoma nuk është mësuar se çilat kanë qenë motivet e këtij veprimi, që një nënë të dhunojë vajzën e saj në mënyrë brutale.
KOHA JONË SONDAZH

