Rrahu gruan dhe djalin, vihet në pranga 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është vënën në pranga nga policia Dibër, pasi ushtroi dhunë dhe kërcënoi bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, se do ti vriste me armë gjahu.

Haxhi Shtjefni nga fshati Trepç, Dibër, për motive xhelozie ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka kërcënuar se do i vrasë që të dy.

Me të marrë informacion për konfliktin, uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?