Rrahu gruan të pajisur me urdhër mbrojtje dhe vjehrrën, vihet në pranga 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Peqinit, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur urdhër mbrojtje, si dhe nënën e kësaj të fundit. Policia bën më dije se në pranga ka rënë shtetasi më iniciale F.B.

Gjatë kontrollit fizik 40-vjeçarit i është gjetur një thikë, i cila i është sekuestruar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?