Rrahu komisionerin në Dibër, shpallet në kërkim 40-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar në Dibër pasi raportohet se ka goditur me sende të forta Sekretarin e Komisionit të Qendrës së Votimit numër 1132 në Dibër.

Sipas policisë, personi i shpallur në kërkim ka inicialet K.F., ndërsa funksionari zgjedhor i dëmtuar është 56-vjeçari Q.S.

Detaje nga policia:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?