Rrahu vajzën e mitur, arrestohet gjirokastriti
Një 41-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi akuzohet se ka rrahur vajzën e mitur të bashkëjetueses. “M. H., 41 vjeç, banues në lagjen Manalat, Gjirokastër akuzohet se në banesë për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së mitur të bashkëjetueses së tij” njofton policia.
Gjithashtu gjykata ka vendosur masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për një noter dhe një avokat me akuzën e falsifikimit.
“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë ekzekutimi i Urdhrit të Ekzekutimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për Ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për caktimin e masave të sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasit E. A., 35 vjeç, banues në Gjirokastër (me profesion noter) dhe A. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë(me profesion avokat), të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
KOHA JONË SONDAZH

