Rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin? Nusja nga Librazhdi tregon si nisi sherri: Doja të mbaja 2 pula
Një ngjarje e ardhur nga Librazhdi, tronditi opinionin publik. Një grua u tha se kishte dhunuar fizikisht bashkëshortin e saj, vjehrrin, vjehrrën dhe kunatin në një fshat të Librazhdit. Nusja quhej Etleva Korra dhe ka folur për herë të parë për ngjarjen. Ajo ka thënë për “Shqipëria Live”, se nuk ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit dhe vjehrrës, po ashtu as ndaj bashkëshortit apo edhe kunatit të saj. Ajo thotë se situata është tensionuar për shkak të problemeve financiare.
Intervista e plotë
Policia ka bërë të ditur se dy ditë më parë ju keni dhunuar vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas keni dhunuar bashkëshortin dhe kunatin? Si qëndron e vërteta e kësaj çështje?
Nuk është e vërtetë, lajmet nuk i di, jam bërë shumë keq kur i kam parë lajmet. Ne kemi veç probleme ekonomike, kemi pas një përplasje të vogël që unë jam dhunuar, por vetëm për probleme ekonomike jemi kap pak.
Çfarë problemesh keni?
Po për këtë shtëpinë që na ka fut vjehrri që është e pabanueshme, ajo kur bie shi, ajo e fut të gjithë shiun brenda. Nuk rrinë dot fëmijët aty.
Çfarë moshe i ke fëmijët?
Çuni është 2 vjeç e gjysme, goca 1 vjeç e gjysme.
Qëkur kanë nisur konfliktet në familjen tuaj?
Kam pas ca gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Tani këtu, nisën se unë doja të merrja një 1 lopë dhe ja 2 pula, ata me thonin që s’ke ku ti mbash. Doja që të kishim vezë dhe mish të freskët pule dhe qumësht për fëmijët. Këtu nisi sherri, më thonin s’ke ku ti mbash.
Për këtë u konfliktuat?
Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin.
Është e vërtetë që ju para dy ditësh dhunuat vjehrrin dhe vjehrrën dhe dje keni dhunuar bashkëshortin dhe kunatin?
Ata kanë përdorur pak dhunë mbi mua! Se unë isha e vetme, vetëm fëmijët që qanin o mami, o mami. Më kapte prej rrobash çuni dhe u rrëzua dhe ai me mua.
Pra nuk keni dhunuar asnjeri?
Jo unë s’kam dhunuar asnjeri! Dua të kem fëmijët mirë, të rri me ta në qetësi dhe vetëm kaq. Kemi bërë një denoncim.
Kush e ka bërë denoncimin?
Edhe ata për mua dhe unë për ata.
Cila është marrëdhënia jote me vjehrrin dhe vjehrrën?
Mirë u qetësuam.
Si ndiheni vetë pas kësaj ngjarje?
Do e kalojmë. Jam pak e lodhur.
Ti nuk do të ndahesh?
Nuk dua të shkëputem dhe nga këta. E kam shumë të vështirë. S’dua ta ndaj burrin nga fëmijët e tij. Është bërë në gjaknxehtësi denoncimi.
Apeli që keni?
Kush më sheh, nëse ka mundësi të më ndihmojë për shtëpinë që është e pabanueshme.
KOHA JONË SONDAZH

