Rrebeshe, shkarkesa elektrike dhe borë. Ja si do të jeti moti në fundjavë

Fundjavë me reshje shiu, ku nuk do të mungojnë rrebeshet dhe shkarkesat elektrike.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se rrebeshe shiu do të ketë në veri dhe në qendër të territorit të vendit, ndërkohë që majat e Alpeve do të kenë reshje dëbore. 

Parashikimi sipas SHMU

Fundjava në vend do të nisë e vranët. Reshjet e shiut do të përfshijnë vendin që prej orëve të para të mëngjesit. Në në veri e qendër të territorit reshjet parashikohen intensive shoqëruar me shtrëngata, rrebeshe e shkarkesa elektrike. Prej orëve të mesditës reshjet parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar. Në majat e Alpeve reshje bore.
Era do të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim e lehtë e mesatare, ndërsa hera-herës fiton shpejtësi në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 6ºC deri në 13ºC
zonat e ulëta 10ºC deri në 18ºC
zonat bregdetare 11ºC deri në 18ºC

SHKARKO APP