Rrebeshi në Tiranë, flet sinoptikanja: Në 20 minuta ra shi sa për gjithë vitin

Duket se shiu i sotëm dhe breshëri i rënë në Tiranë ka qenë i pazakont sipas sinoptikanëve pasi sasia ishte jashtë çdo parashikimi.

Tanja Porja e Meteoalb bën me dije se përgjatë 20 minutave në kryeqytet kanë rënë 62.6 milimetra shi, një sasi kjo thuajse e njejtë me sasinë mesatare të shiut që bie gjatë një muaji në kryeqytet.

Postimi i Tanja Porjes

Mini-stuhi tropikale në Tiranë: 60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës (norma mujore 63 mm).

Intensiteti maksimal i reshjeve është vrojtuar në intervalin 14:30 – 14:50, kohë gjatë së cilës është vrojtuar maksimumi i aktivitetit dinamik të atmosferës duke diktuar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe për pasojë stuhi breshëri me diametër nga 1.5 në 3 cm.

Po ashtu, ka patur një thyerje të thellë prej 10.2°C, të fushës termike ku në vetëm 1h, temperaturat janë ulur nga 28.9°C në 18.7°C.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/847512765438262/

SHKARKO APP